Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka bërë të qartë se klubi nuk do të bëjë blerje të nxituara në merkaton dimërore.
Amorim e ka pranuar se United po kërkon të përforcojë skuadrën në janar, por ka theksuar se çdo transferim duhet të jetë i duhur për planin afatgjatë të klubit.
“Ne kemi hapësirë për të pasur më shumë lojtarë, por për klubin tonë është shumë e rëndësishme të kemi një plan dhe të sjellim lojtarë që i njohim mirë”, është shprehur Amorim.
Ai ka shtuar se nuk ka garanci që çdo transferim do të funksionojë, por siguria për profilin e lojtarëve është thelbësore. “Nëse nuk jemi të sigurt, është më mirë të mos sjellim askënd dhe të punojmë me lojtarët që kemi. Kjo për mua është e qartë”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo qasje është edhe qëndrimi i drejtuesve të klubit.
Amorim ka theksuar se Manchester United nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës dhe duhet t’i kalojë këto momente me kujdes.


