Sporti

Amorim flet para ndeshjes: Benfica një skuadër me lojtarë cilësorë

09/15/2026 14:53
nga:Mergim Rreci

Trajneri i AC Milan, Ruben Amorim, ka vlerësuar cilësitë e Benfica-s para përballjes mes dy skuadrave në Europa League.

“Benfica e menaxhon mirë ndeshjen dhe mban shumë topin. Ne duhet të sjellim më shumë vazhdimësi në lojën tonë.

Ata janë të fortë në krahë dhe bëjnë rotacione shumë të mira. Kanë një trajner të nivelit të lartë dhe disa lojtarë individualisht shumë cilësorë.

Ata do të përpiqen të fitojnë ndaj nesh. Do të na vendosin nën presion, por ne jemi gati të reagojmë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Amorim.

/GazetaBlic Sport/