Sporti

Amir Rrahmani vazhdon me paraqitje të mira, përfshihet në formacionin e javës në Serie A

12/03/2024 08:55
nga:Lorik J

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani po vazhdon me paraqitje fantastike në Serie A me Napolin.

Rrahmani pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj Torinos, me ç’rast edhe u përfshi në formacionin e javës në Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

“SofaScore” ka publikuar formacionin e javës, ku Rrahmani përfshihet në mbrojtje.

Më poshtë keni formacionin më të mirë:

Suzuku, Olivera, Balogh, Rrahmani, Prato, Reijnders, Augello, Pulisic, Ndoye, Orsolini, Pinamonti.

/GazetaBlic Sport