Sporti

Amir Rrahmani shënon, Napoli ngjitet në krye të Serie A-së

09/20/2021 22:43
nga:Lorik J

Napoli ka marrë edhe fitoren e katërt me radhë në Serie A, duke e mbajtur e vetëm pozitën e parë në renditje me plotë 12 pikë.

Azzurrët e mposhtën Udinesen me rezultat prej 4:0, derisa përveç rezultati ka pasur edhe dominimin gjatë 90 minutave.

Njërin nga tre golët e ka realizuar edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. Serinë e ndeshjes e hapi nigeriani Victor Osimhen në minutën e 24′.

Epërsia e dyfishtë erdhi në minutën e 35-të ku realizator ishte Rrahmani pas një asistimi nga Koulibaly duke e tundur rrjetën me golin e shënuar me kokë. Ky është edhe goli i parë i mbrojtësit te Kosovës me fanellën e azzurrëve. Ndërkaq me këtë avantazh napolitanët shkuan në pushim të mespjesëve.

Ai që asistoi të mbrojtësi kosovar, Koulibaly shënoj golin e tretë të ndeshjes në minutën e 52-të. Kurse ai i kapitullimit erdhi në të 83′ nga Lozano.

Napoli me këtë fitore renditet e para në Serie A me 12 pikë, duke pasur bilanc 100 %. Ndërsa, Udinese me këtë humbje pozicionohet në vendin e tetë me 7 pikë.