Sporti

Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi, Gattuso ia beson rolin e titullarit për ndeshjen ndaj Juventusit ?

04/07/2021 10:54
nga:Mergim Rreci

Dy ndeshje shumë interesante do të zhvillohen sonte në Serie A.

Juventus dhe Napoli do të zhvillojnë ndeshjen e mbetur që prej kohësh, pasi që skuadra e Gennaro Gattusos kishte refuzuar të udhëtonte drejt Torinos pas disa rasteve me koronavirus, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht një vendim i dha fitoren Juventusit si dhe e ndëshkoi Napolin me minus një pikë, megjithatë një ankesë e Napolit në Gjykatën respektive bëri që ky vendim të kthehej dhe se ndeshja të zhvillohet sonte.

Amir Rrahmani do të jetë titullar në këtë takim sipas mediave italiane. Mbrojtësi kosovar u largua nga grumbullimi me Kosovën për shkak të një lëndimi, por sipas mediave italiane ai do të jetë gati për ndeshjen e sontme ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Juventus : Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Arthur, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo

Napoli ): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Hysaj; Fabian, Demme, Zielinski; Lozano, Mertens, Insigne

/GazetaBlic/