Sporti

Amir Rrahmani në top formë, shënon gol të bukur në fitoren e Napolit

08/06/2023 21:22
nga:Lorik J

Skuadra e Napolit ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj Augsburg.

Kampionët e Italisë kanë fituar ndaj ekipit gjerman me rezultatin minimal 1-0.

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani ka shënuar golin e vetëm në këtë ballafaqim.

Rrahmani po tregon formë të mirë para fillimit të sezonit.

Më poshtë keni golin e shënuar me kokë nga Rrahmani: