Kosova do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese të qershorit me Rumaninë dhe Bjellorusinë.
Rumania do jetë kundërshtari i parë i Kosovës, ku ‘Dardanët’ do të luajnë në ‘Fadil Vokrri‘ me 16 qershor, shkruan GazetaBlic Sport.
Kapiteni kosovar, Amir Rrahmani ka folur për konferencë për media ku tha se ndeshja e nesërme do jetë tejet e rëndësishme për fatin e Kosovës për kualifikim.
“E dimë që nesër e kemi ndeshjen mos të them më të rëndësishme në këto kualifikuese, pasi e dimë se Rumania ka gjashtë pikë. Shpresoj që nesër të arrijmë të luajmë lojën tonë dhe t’i afrohemi me pikë kombëtares së Rumanisë. Nuk jemi të frikësuar, pasi jemi përballur me kundërshtarë shumë më të fortë, ne duhet vetëm të jemi vetvetja. Është ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse e humbin këtë ndeshje jemi 90% jashtë Evropianit”, tha Rrahmani.
/GazetaBlic Sport/


