Sporti

Amir Rrahmani lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Napolit ndaj Milan, kjo është nota e kapitenit të Kosovës

12/19/2021 23:12
nga:E K

Napoli ka shënuar fitore të madhe ndaj Milan.

Skuadra mysafire arriti fitore minimale në San Siro me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në pjesën e parë të takimit më saktësisht në minutën e 4’të.

Realizatori i golit të vetëm ishte Elmas.

Kessie shënoi gol në minutën e 89’të për të barazuar rezultatin, por goli u anulua për offside.

Pas ndeshjes faqja e njohur për vlerësime, ‘SofaScore‘, ka bërë vlerësimin e lojtarëve.

Amir Rrahmani ishte lojtari më i mirë në ndeshje duke u vlerësuar me notën 7.7.

Ja notat e lojtarëve:

/GazetaBlic Sport/