Sporti

Amir Rrahmani: Humbje turpëruese, marr përgjegjësi për rezultatin

09/06/2024 23:25
nga:E K

Kosova pësoi humbje turpëruese në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-3 ndaj Rumanisë.

Marin me dy gola dhe Man me një realizuan për fitoren e mysafirëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli Amir Rrahmani.

Kapiteni kosovar thotë se e merr përgjegjësinë për humbjen, teksa thotë se ndeshja e sotme ishte turpëruese.

“Rezultati është i dobët dhe shumë turpërues, është një gjendje e pa imagjinueshme. Na dhemb kjo humbje sepse edhe ne duam që të arrijmë diçka të madhe. E marrë përgjegjësinë totale për këtë humbje dhe duhet gjithqysh me pas ndryshime brenda fushës sepse nuk ka mundësi me lujt këto lojë edhe me humb 0:3”.