Sipas raportimeve të shumta në Itali, Kostas Manolas ka kryer testet mjekësore me Olympiakos dhe do të largohet nga Napoli për 2-3 milionë euro.
Reprezentuesi grek ka pasur vështirësi me kohën e lojës nën drejtimin e Luciano Spalletti-t këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat, me mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani që e ka zënë vendin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se mbrojtësi grek tashmë ka kryer ekzaminimet e tij mjekësore me Olympiakos ku do të lëvizë për 2-3 milionë euro.
Në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare nga klubet. Manolas do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.
/GazetaBlic Sport/

