Sporti

Amir Rrahmani do të mungojë për një kohë të gjatë, nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Sllovakisë

02/18/2026 13:29
nga:Mergim Rreci

Amir Rrahmani u lëndua në ndeshjen ndaj Romës dhe rezultatet e para nuk janë aspak të mira.

Lëndimi i pësuar është shumë më serioz nga sa pritej. Testet e kryera në Spitalin Pineta Grande zbuluan një këputje të shkallës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e tij të majtë .

Ky është një lëndim që kërkon një kohë shumë të gjatë rikuperimi: flitet për një rikthim të mundshëm vetëm në mesin e majit, duke vulosur mungesën në ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë dhe potencialisht në një finale të mundshme ndaj Turqisë ose Rumanisë.

/GazetaBlic Sport/