Milani shpërtheu me goleadë ndaj Torinos, duke fituar 0-7 në transfertë.
Kuqezinjtë ishin thjesht të papërmbajtshëm mbrëmjen e kaluar, përcjell GazetaBlic.
Në pjesën e parë realizuan Hernandez dhe Kessie, ndërsa në fraksionin e dytë e gjeti rrjetën Diaz, sërish Hernandez dhe në fund tri herë rresht Rebic, që meritoi të merrte topin në shtëpi.
Milani nuk shënonte 7 gola në një ndeshje të Serie A prej 25 vitesh.
Hera e fundit kur Milani kishte shënuar 7 gola ishte viti 1996, atje ku me 12 maj Rossonerëat fituan me rezultati 7 me 1 ndaj Cremonese.
Kujtojmë që Milanit i duhen vetëm edhe tre pikë për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
/GazetaBlic/


