Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të premten sanksione ndaj tre zyrtarëve të burgut rus në lidhje me vdekjen e figurës opozitare Alexey Navalny.
Sanksionet prekën Valeriy Gennadevich Boyarinev, zëvendësdrejtorin e Shërbimit Federal të Ndëshkimit, i cili ka mbikëqyrjen e kolonisë penale ku vdiq Navalny.
Sipas disa fakteve të DASh, Boyarinev “u raportua se udhëzoi stafin e burgut që të ushtronte trajtim më të ashpër ndaj Navalnyt derisa ai ishte në paraburgim”.
“Pas vdekjes së Navalny-t, Boyarinev u gradua në Gjeneral Kolonel me dekret të Vladimir Putin”, thuhet në dokument
Sanksionet prekin gjithashtu Igor Borisovich Rakitin, “kreun e përgjithshëm të Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Rusisë 1322 për Rajonin Autonom Yamalo-Nenets, në të cilin ndodhet Kolonia Penale IK-3” dhe Vadim Konstantinovich Kalinin, kujdestar i burgut.