Lajme

Amerika nuk ndalet: Fut në listë të zezë edhe 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë

12/09/2021 18:30
nga:Gazeta Blic

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka paralajmëruar se sot SHBA do të vendosin sanksione në dhënien e vizave për 11 persona.

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter..

Ai ka thënë se sanksionet do të vendosen ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, mirëpo pa specifikuar se të cilit vend.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, SHBA-të do të vendosin sanksione dhe restriksione vizash ndaj 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve. Bashkë ne mund të mposhtim korrupsionin dhe të promovojnë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka thënë Blinken.

Ndryshe, SHBA-të dje njoftuan se kanë vendosur sanksione ndaj krerëve edhe anëtarëve të bandave kriminale të veriut, ku përfshihen edhe Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.