Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka nxitur shtetet e fuqishme të cilat janë anëtare të NATO-së të bëjnë lëvizje drejt fuqizimit ushtarak dhe rritjes së sigurisë brenda hartës së Aleancës.
Komanda Ajrore e SHBA-së përmes një njoftimi në profilin zyrtar në “twitter” kanë treguar se sapo e kanë përforcuar bazën e tyre në Gjermani edhe me gjashtë aeroplanë ushtarak të llojit EA-18 G.
“Gjashtë aeroplanë të ushtrisë amerikane të llojit EA-18G Growlers janë vendosur në Gjermani. Këta avion elektronik të luftës do t’iu bashkohen aeroplanëve të tjerë që operojnë në kuadër të Krahut Lindor të NATO-së duke ofruar një mburojë të integruar dhe të fortë për Aleancën”, thuhet në njoftim.
Six @USNavy ?? EA-18G Growlers have deployed to Germany ??
The electronic warfare aircraft will join other Allied fighters operating over @NATO’s Eastern Flank providing an integrated and robust shield for the Alliance.@NATOpress @USNATO @PentagonPresSec @USNavyEurope #NATO pic.twitter.com/3vNoof2HRd
— NATO Air Command (@NATO_AIRCOM) March 29, 2022


