Cult

Amélie Ségarra, balerina që performoi ‘En Pointe’ me këpucë me thikë (VIDEO)

10/12/2021 11:43
nga:G C

‘En Puntas’ është një video -instalim nga artisti Javier Pérez, ku shfaqet balerina Amélie Ségarra duke performuar një vallëzim të pabesueshëm mbi një piano të madhe, e veshur me një palë këpucë ‘pointe’ që shtrihen përtej kutisë së gishtave me një palë thika të mprehta kuzhine, transmeton KultPlus.

Të vallëzosh në majat e gishtërinjve për një periudhë të gjatë kohore është mjaft e vështirë e përveç kësaj Segarra ka presionin e shtuar të balancimit në një platformë më të hollë, nga një lartësi edhe më e madhe. Mendimi se dikush madje arrin të qëndrojë në këpucë potencialisht të rrezikshme është absolutisht befasues. Fakti që Ségarra ruan ekuilibrin e saj dhe madje lë gjurmët e saj teksa me qëllim fshin tehet e mprehta në piano është edhe emocionuese edhe e frikshme për tu parë.

Forca dhe ekuilibri i ilustruar nga balerina shoqërohet përfundimisht me ankthin emocional në thirrjet e saj të dhimbjes, ndërsa tendosja e kohës dhe lodhja fizike rëndojnë mbi gishtërinjtë e saj të mbingarkuar. Performanca e Ségarra tërheq ndjeshmërinë e auditorit ndërsa ajo shtyn veten, duke u përpjekur për përsosmëri. Ajo është, njëherësh, e bukur dhe e thyer. / KultPlus.com