Showtime

Amber Heard reagon ndaj dëshmisë së Kate Moss

05/27/2022 14:23
nga:N M

Amber Heard deklaroi së fundmi se dëshmia e Kate Moss “nuk e ndryshon” atë që ajo kaloi me Johnny Depp.

Të mërkurën, Moss, 48 ​​vjeç, dha një dëshmi të shkurtër përmes videos për të mohuar që Depp e kishte shtyrë ndonjëherë atë nga shkallët, një thashethem që Heard tregoi më herët në gjyq.

Kate ishte në lidhje me aktori nga viti 1994 deri në vitin 1998. Modelja dëshmoi se incidenti i shkallëve ndodhi teksa ata ishin duke pushuar në një resort në Xhamajka dhe se ai nuk e shtyu.

“Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli para meje. “Unë bërtita sepse nuk e dija se çfarë ndodhi me mua dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe më mori kujdes mjekësor.Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më goditi apo më hodhi nga ndonjë shkallë”, shtoi Moss.

Të enjten, kur Amber u kthye në tribunë, avokatja e Depp, Camille Vasquez e pyeti: “Nuk e prisnit që zonja Moss të dëshmonte se kjo nuk ndodhi kurrë, apo jo?”

“E pasaktë,” u përgjigj Heard. “Unë e di se sa njerëz do të dalin për të mbështetur Johnny.

Ajo shtoi, “Të gjithë ata që ishin rreth viteve ’90 dhe në vitet e hershme e dinin atë thashethem. Unë e kisha dëgjuar nga shumë njerëz. Sigurisht që kjo ishte ajo që më kaloi në kokë kur burri im i dhunshëm jo vetëm që më goditi mua, por desh shtyu motrën time. Sigurisht që e mendova këtë. Nuk e prisja që ajo të tregonte . Nuk kishte rëndësi, tha ajo për Kate. Nuk ndryshon ajo që besoja në atë kohë, kur ishim në shkallë dhe mendova se ai do të vriste motrën time duke e shtyrë poshtë shkallëve.”

Aktorët u martuan në vitin 2015 dhe u ndanë në maj 2016, kur Amber bëri kërkesë për divorc dhe më pas kërkoi një urdhër kufizimi për dhunën në familje kundër tij. Johnny mohoi pretendimet e saj për abuzim dhe ish-çifti e zgjidhi divorcin jashtë gjykatës në gusht 2016.

Tashmë, aktori po e padit ish bashkëshorten për 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje për një artikull të dhjetorit 2018 që ajo shkroi për dhunën në familje, megjithëse nuk e përmendi atë me emër në artikull. /Lapsi.al