Lajme

Ambasda amerikane me njoftim për takimin e ambasadorit të ri me Begajn: U rikonfirmuar partneriteti i fortë SHBA-Shqipëri

09/26/2026 16:19
nga:L J

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar se ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Wendt dhe Begaj rikonfirmuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe diskutuan mbi avancimin e prioriteteve të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.