Lajme

Ambasadorja Ziv e falënderon Ramën për pritjen që i bëri Presidentit të Izraelit

09/13/2024 15:54
nga:Sh R

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për pritjen që i bëri ai presidentit të vendit të saj, Isaac Herzog.

“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për mbështetjen dhe miqësinë dhe mesazhin tuaj shumë të qartë!”, shkroi ambasadorja izraelite në Prishtinë.

Ajo shpërndau një postim të presidentit izraelit Herzog të shkruar në shqip, i cili i ka shprehur falënderime Ramës e Shqipërisë për “miqësinë dhe mbështetjen tuaj historike”.