Sporti

Ambasadorja e PSG’së: Transferimi i Mbappes te Reali është një punë e kryer

02/05/2024 19:21
nga:Lorik J

Ish-futbollistja Laure Boulleau, e cila është ambasadore e PSG-së, ka zbuluar se kalimi i Kylian Mbappe në Real Madrid është i sigurt.

“Më kanë thënë burime mjaft të qëndrueshme dhe serioze se kjo tashmë është bërë. Gjatë telenovelës së fundit në 2022, nuk më arritën shumë informacione. Dhe tani, për herë të parë, ata më thonë se transferimi i Mbappe në Real tashmë është një punë e përfunduar”, tha Boulot për RMC Sport.

Ndërkohë, sipas mediave në Spanjë, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ka njoftuar stafin e trajnerëve se një transferim është afër.

Reprezentuesi francez do të transferohet në Real Madrid në verë si lojtar i lirë, shkruan Le Parisien.

/GazetaBlic Sport