Në Kolegjin Universum ishte e ftuar Ambasadorja e Greqisë znj. Chryssoula Aliferi.
Ambasadorja mbajti ligjeratë publike me temën “Roli i Greqisë në Evropën Juglindore si anëtare e BE-së dhe e NATO-s”.
Ligjerata filloi me prenzantimin e qëndrimit të Greqisë përkrah Ballkanit.
“Greqia kërkon të konsolidojë stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin në Ballkan, duke respektuar marrëdhëniet kryesore fqinjësore”, u shpreh Ambasadorja.
Ajo u shpreh se Greqia përkrah Kosovën dhe marrëdhënien e tyre.
“Ne nuk mund t’iu konsderojmë ju si fqinjë, ne konsiderojmë se i përkasim familjes së njejtë,familjes europiane”, tha Aliferi.
Mes të tjerash ajo i’u tregoi studentëve eksperiencën e saj 4 vjeqare në Kosovë duke treguar edhe mundësitë urë-lidhëse në mes të Kosovës dhe Greqisë.
U tregua se Greqia qëndron e hapur në bashkëpunim mes dy shteteve.
“Zonja presidente Vjosa Osmani,kryeministri Albin Kurti dhe Zonja Gërvalla u takuan me kryeministrin tonë dhe erdhën në një përfundim. Ne dëshirojmë më shumë bashkëpunim, në të njejtën kohë më shumë ndërrmarje në fushën Akademike”, shprehet Chryssoula Aliferi.
Të pranishëm në ligjëratë ishin edhe studentët e Kolegjit Universum, ku patën mudësinë t’i parashtrojnë Ambasadores greke pyetje.
Në fund të takimit u nda mirënjohje për punën e saj të bërë në 4 vitet eksperiencë në Kosovë.


Videon e plotë e shihni në linkun më poshtë:


