Lajme

Ambasadorja Demiri takon kryetarin e Jerusalemit, Moshe Leon

04/22/2021 20:21
nga:Gazeta Blic

E ngarkuara me punë në Izrael, e Republikës së Kosovës, Ines Demiri, ka bërë të ditur se ka takuar sot kryetarin e Jerusalemit, Moshe Leon.

Në një postim të saj, Demiri thotë se me Leon diskutuan për thellimin e partneritetit mes të dyja vendeve.

”Pata kënaqësinë të takoja kryetarin e Qytetit të Jerusalemit, z. Moshe Leon. Diskutuam se si të thellojmë partneritetin tonë, si dhe mbi mundësitë që Komuna e Jerusalemit i ofron Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:

Bajrami i reagon ministrit Murati: Nëse je transparent publikoji edhe përfituesit e pakos nga Qeveria Kurti 1