Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, shpërndau të dielën në Twitter deklaratën e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Baerbock më herët gjatë ditës tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.
“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Miroslav Lajçaku”, shkroi ministrja gjermane e Jashtme në Twitter.
Më të pajtohet plotësisht ambasadori gjerman në Kosovë.
“Fjalë të qarta kristal nga ABaerbock + Dënim po aq i qartë nga BE, SHBA, Britania e Madhe: Ne tregojmë zero tolerancë për çdo dhunë dhe përshkallëzim. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga MiroslavLajcakështë e vetmja rrugë përpara”, tha Rohde.


