Lajme

Ambasadori Szunyog kërkon rikthimin e dialogut për situatën në veri

06/08/2023 10:22
nga:Genita C

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka bërë thirrje Kosovës të ketë kthim në dialog sa i përket situatës në veri të vendit.

Përmes një cicërime në Twitter, Szunyog ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës t’i vë në prioritet reformat lidhur me BE-në.

“Diskutuan me Komitetin për Integrim në BE ?? progresin e Kosovës drejt BE-së dhe i bëri thirrje Kuvendit që të ketë prioritet ?? reformat në lidhje me BE-në. Kemi diskutuar edhe për situatën në veri dhe kam ripërsëritur thirrjen për kthim në dialog”, ka shkruar Ambasadori Szunyog.