Mali i Zi ka ndërprerë transmetimin e të gjitha kanaleve televizive ruse, si të atyre që janë nën sanksionet e BE-së, e gjithashtu edhe të atyre që nuk janë, tha ambasadori rus në Podgoricë Vladislav Maslenikov, përcjellë Gazeta Blic.
Ai tha për TV Rusia 24 se kjo është bërë fundjavën e kaluar, duke shtuar se Kanali i Parë dhe TV Pobeda, të cilat nuk mbulohen nga sanksionet e BE-së, janë ndaluar gjithashtu.
Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë përfshin ndalimin e transmetimit të kanaleve televizive Rusia RTR/RTR Planeta, Rusia 24 dhe TV Center – International në territorin e BE-së.


