Lajme

Ambasadori rus mohon përfshirjen e Moskës në shpërthimin e digës në Ukrainë

06/06/2023 14:23
nga:Y I

Ambasadori rus në Vjenë, Mikhail Ullyanov, duke folur në një takimin të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) sot në Vjenë, i tha BBC-së se ishte i sigurt se Rusia nuk qëndron pas sulmit në Nova Kakhovka në Ukrainë.

“Jam i sigurt se nuk ishte Rusia. Në fakt ishte objekt i bombardimeve të Ukrainës që nga vera e kaluar. Por, unë hezitoj të fajësoj Ukrainën pasi nuk jam plotësisht në dijeni të asaj që ndodhi,” tha Ullyanov.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar të dyja njëra-tjetrën për dëmin e shkaktuar në digë. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e asnjërit.