Lajme

Ambasadori rus: Kosova nuk është shtet, është pjesë e Serbisë

07/03/2024 18:35
nga:Sh R

Ambasadori i rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, ka thënë se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim në raport me Kosovën.

Kjo ndërsa vet ai për serben informer, paralajmëroi projekte të reja mes Rusisë dhe Serbisë.

”Rusia nuk e njeh Kosovën, ne nuk e konsiderojmë Kosovën shtet dhe e konsiderojmë Kosovën pjesë të Serbisë. Gjëja më e rëndësishme për ne është qëndrimi i Beogradit. Rusia dhe Serbia kanë qenë gjithmonë të lidhura historikisht dhe shpirtërisht. Nuk u miratuan sanksione, gjë që tregon interesin kombëtar të Serbisë. Po fillojnë projekte të reja të përbashkëta të Rusisë dhe Serbisë dhe sipërmarrje të reja. Rivitalizimi do të thotë që siguria energjetike është e garantuar”.