Lajme

Ambasadori Rohde kërkon nga partitë politike të krijojnë kuorumin për mbledhjet e kryesisë së Kuvendit

12/02/2021 14:10
nga:Gazeta Blic

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit për të caktuar seancat e radhës.

Rohde ka shkruar se shpreson që partitë politike të kenë qasje kontruktive për të krijuar kuorumin për mbledhjen e kryesisë.

“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët i përmbahen përgjegjësisë së tyre demokratike. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit së shpejti”, ka shkruar ai.

Para dy ditësh ka dështuar mbledhja e kryesisë së kuvendit përshkak të mungesës së kuorimit.