Lajme

Ambasadori Qehaja i dorëzon letrat kredenciale ministrit Osmani

05/25/2022 18:00
nga:G B

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup  Florian Qehaja i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, raporton Gazeta Blic.

Ministri Osmani i uroi detyrën e re Ambasadorit Qehaja, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

Ndërsa, ambasadori Qehaja ka falënderuar Ministrin Osmani për pritjen shumë miqësore, duke theksuar që Republika e Kosovës është e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.