Lajme

Ambasadori Orav takon Radoniqin, temë roli i KQZ-së në zgjedhjet e 12 tetor

10/01/2025 15:21
nga:N K

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, priti kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në takimin e Shefave të Misioneve të BE-së.

Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut, theksohet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.