Lajme

Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të ‘parandaluar shkatërrimin e tij’

06/14/2025 06:58
nga:Sh R

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku edhe ka komentuar operacionin ushtarak të vendit të tij kundër Iranit.

Danon thotë se qëllimi i Izraelit është të “parandalojë shkatërrimin e tij” duke çmontuar programin bërthamor të Iranit.

“Ne i njohim armiqtë tanë. Ne e dimë ideologjinë e tyre. Dhe kur një regjim ndërton raketa balistike, pasuron uraniumin pothuajse në nivelin e armëve dhe deklaron hapur qëllimin e tij për të na shkatërruar “, thotë ai, raporton BBC.

Ai shton se ndërhyrja e Izraelit u detyrua për shkak të pasurimit të uraniumit nga Irani dhe punësimit të shkencëtarëve bërthamorë