Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të hënën është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Për këtë takim ka lëshuar deklaratë edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.
Bisedën me Abdixhikun, ambasadori italian e ka cilësuar si të vlefshme për drejtimin e ardhshëm të LDK-së.
Në këtë takim është folur edhe për sfidat e Kosovës, që Abdixhiku thotë se ka program për t’u përballur me to.
“Ambasadori Antonello De Riu zhvilloi një diskutim interesant me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, lidhur me sfidat aktuale të Kosovës dhe qasjen e partisë ndaj zgjedhjeve të ardhshme kombëtare. Biseda ofroi njohuri të vlefshme mbi peizazhin politik dhe drejtimin e ardhshëm të LDK-së”, thuhet në njoftim.
Italia është një nga shtetet e para që ka njohur Kosovën, dhe është shtet partner i Kosovës në rrafshin politik dhe ekonomik.