Lajme

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

09/14/2025 13:00
nga:G B

Ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shukrov pëson infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël, por për mjekim më të specializuar do të niset drejt Tiranës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.