Lajme

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Daçiq bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve por këtu po e thotë të kundërtën

04/27/2023 18:40
nga:G B

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Ferid Hoxha, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, rreth zbatimit të marrëveshjeve, Kosovë-Serbi.

Hoxha tha se Daçiq po bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve por vet në raport me Kosovën po e bën të kundërtën.

“Sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet se Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organiztat ndërkombëtare. Isha shumë i befasuar ta dëgjojë ministrin Daçiq të thotë të kundërtën këtu edhe pse ai i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve. Ne përshëndesim përfaqësuesin e BE-së, Borell, Lajcak, dhe Escobar për angazhimin e tyre. Marrëveshjet vlejnë nëse zbatohen”, tha Hoxha.

Ai theksoi se Kosova ka organizuar zgjedhje të shkëlqyera në veri, por se serbët nuk morën pjesë në këto.

Gërvalla në shqip, anglisht dhe serbisht në OKB: Daçiq është përgjegjës për krime lufte