Drejtori i përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozin.
Hoxha dhe Minxhozi, diskutuan për avancimin e bashkëpunimit.
“Drejtori i përgjithshëm e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e deritanishme dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme. Ata u zotuan dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në anën tjetër, Minxhozi ka konfirmuar përkrahjen për Policinë e Kosovës.