Lajme

Ambasadori i SHBA-së takon Haxhiun: Të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi dhe Vettingun

02/14/2022 13:53
nga:N M

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që t’i respektojë rekomandimet e Komisionit të Venecias, lidhur me çështjen e reformave në drejtësi dhe Vettingut.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka treguar se sot ka takuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Hovenier ka shkruar në Twitter se me Haxhiun ka diskutuar rreth forcimit të mëtejmë të shtetit të së drejtës, derisa ka theksuar se SHBA-ja e mbështet Kosovën për nxjerrjen dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

“Me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutuam prioritetet e përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe dhunës në familje dhe mbështetjen e SHBA-së për nxjerrjen dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësinë penale dhe vetingut”, ka shkruar Hovenier.

Pas regjistrimit të Listës “Guxo” si parti, Gërvalla: Do ta thellojmë bashkëpunimin me VV