Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot shkrimtarin dhe akademikun Rexhep Qosja.
Malaj ka shkruar se është fat të qëndrosh pranë Qosjes dhe të dëgjosh fjalët dhe mendimet e tij.
Ambasadori shqiptar tutje ka thënë se Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar për kombin shqiptar.


