Lajme

Ambasadori i Kosovës në Holandë takon këshilltarin për Evropë të kryeministrit Rutte, flasin për liberalizim të vizave

06/02/2022 11:59
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, është takuar me këshilltarin për Evropë të kryeministrit holandez Mark Rutte, Said Fazili, me të cilin ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe për disa tema tjera.

“Një takim frytdhënës dhe miqësor me Said Fazili, këshilltarin për Europën të kryeministrit të Holandës. Diskutuam rreth prioriteteve të Kosovës, reformat, arritjet, liberalizimin e vizave dhe zgjerimin e BE-së.

Përkundër që Holanda nuk është fort mbështetëse e liberalizimit të vizave, ambasadori kosovar e falënderoi këtë shtet për përkahjen që i ka dhënë deri më tani Kosovës në sferat e shumta.

“Kosova është mirënjohëse për mbvështetjen e vazhdueshme që Holanda po i jep në shumë fusha”, ka shkruar Doli në Twitter.