Lajme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Sulmet e Serbisë ndaj Rohde të papranueshme, kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve

12/24/2022 11:31
nga:Y I

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka reaguar ndaj sulmeve që i janë bërë ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde nga Beogradi për shkak të qëndrimit të diplomatit gjerman rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.

Ajeti ka thënë se sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd kundër ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme.

Diplomati kosovar thotë se sulmet e tilla ndaj Rohde kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë.

Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e ka quajtur ambasadorin gjerman Rohde si anti-serb për shkak se kreu i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka shprehur qëndrimin e tij kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë.