Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë, Dren Doli, është takuar me ambasadorin e Izraelit atje, Modi Ephraim.
Doli ka shkruar se ka qenë një takim i shkëlqyer me ambasadorin Ephraim, derisa kanë diskutuar për prioritetet e politikës së jashtme, sfidat e përbashkëta dhe rrugën për zgjerimin e bashkëpunimit në Holandë.
Për këtë takim ka reaguar edhe vetë ambasadori i Izraelit në Holandë, duke thënë se ka qenë shumë i lumtur që është takuar me amabasadorin e Kosovës me të cilin kanë zhvilluar diskutime të frytshme.
Gjithatu Ephraim ka thënë se e ka përgëzuar Dolin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
An excellent meeting with @AmbModiEphraim, the Amb. of ?? in the ??. Happy to recognize how much we can learn from our past and pave the way to our future. Talked about ?? foreignpolicy priorities, common challenges, and ways to our expand cooperation in the ??. ?????? pic.twitter.com/uHcfiiKSAX
— Dren Doli (@DrenDoli) July 12, 2022


