Lajme

Ambasadori i Izraelit në Beograd: Serbia e ka dëshmuar veten si mike

11/13/2023 16:23
nga:N K

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, e ka quajtur Serbinë mike të konfirmuar.

Kjo pasi kombëtarja izraelite në futboll u mposht të dielën në Kosovë.

Vilan në paltformën “X” ka thënë se Serbia e ka dëshmuar veten si mike “dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese”.

Derisa ka hedhur poshtë deklarimet se trajnerit të kombëtares së Izraelit që ka thënë se “është i lumtur që është në Kosovë”.

“Dua t’i mohoj fuqishëm deklarimet e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpi e tri skuadrave tona të basketbollit”, tha ai.

Teksa trajneri izraelit Alon Hazan gjatë konferencës para ndeshjes tha “Ne jemi shumë krenarë që jemi këtu në Kosovë. E di që ju keni pasur të njëjtën situatë si ne në të kaluarën. Shpresoj që në të ardhmen, populli juaj dhe populli ynë të jetojnë në një botë shumë më të mirë dhe paqësore”.

Ndryshe, në ndeshjen e djeshme në “Fadil Vokrri” Kosova e mposhti Izraelin me rezultat 1:0.