Lajme

Ambasadori i Gjermanisë: Lajm i mirë marrëveshja për dokumentet, ju lutem, lajme të tilla edhe për energjinë dhe targat

08/27/2022 23:21
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Gjermanisë, në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Rohde e ka quajtur këtë lajm të mirë, derisa ka kërkuar marrëveshje të njëjtë edhe për energjinë dhe targat.

“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutem domethënë për energjinë, targat”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Twitter.