Lajme

Ambasadori Hovenier falënderon Kajarin, çmon kontributin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë

10/05/2022 17:20
nga:Genita C

Ambasadori amerikan në Kosovë ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Hovenier thotë se është nder për të që ta falënderojë Kajarin për shërbimin e kryer në Kosovë, teksa shton se ShBA-ja është e përkushtuar për rolin e rëndësishëm që NATO luan në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

“Është nder të falënderoj gjeneralmajor Kajari për shërbimin e tij në misionin e KFOR-it në Kosovë. ShBA-të janë të përkushtuara për rolin e rëndësishëm që luan NATO në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon” ka shkruar Hovenier në Twitter.