Lajme

Ambasadori Hill flet për propozimin franko-gjerman: Ka pasur diskutime në mes ShBA-së dhe BE-së

10/11/2022 14:53
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, tha se Amerika mbështet interesin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, për zgjidhjen e problemit në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Hill, tha se përpara propozimit të Francës dhe Gjermanisë, janë zhvilluar diskutime të gjera në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, si dhe me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës.