Lajme

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiq pas deklaratave për situatën në Veri

10/13/2021 19:19
nga:Y I

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të minisrit Goran Rakiq.

Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.

Rakiç: Nuk durojmë më, është çështje jetë a vdekje