Lajme

Ambasadori gjerman largohet nga Ministria e Jashtme e Rusisë

03/04/2024 14:57
nga:G B

Ambasadori gjerman, Alexander Graf Lambsdorffl, ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë.

Lambsdorffl është larguar nga objekti i ministrisë.

Më herët, Kremlini tha se një regjistrim i supozuar i diskutimeve ushtarake gjermane tregonte se forcat e armatosura të Gjermanisë po diskutonin planet për të nisur sulme në territorin rus dhe vuri në pikëpyetje nëse kancelari Olaf Scholz ishte në kontroll të situatës.

“Vetë regjistrimi thotë se brenda Bundesëehr-it, planet për të nisur sulme në territorin rus po diskutohen në mënyrë thelbësore dhe konkrete”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Gjermania thotë se po heton regjistrimin, shkruan Skynews.