Lajme

Ambasadori gjerman: Jam dakord që të merren hapa për zvogëlimin e tensioneve në veri

09/23/2021 21:11
nga:Gazeta Blic

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht me kërkesën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ku ka kërkuar që menjëherë të merren masa për të ndaluar tensionet në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Rohde në Twitter ka shkruar “Plotësisht dakord. Shkallëzimi dhe riangazhimi janë nevoja të orës”.

Ndërsa Giacobbe pas një takimi që kishte me kryeministrin Albin Kurti kishte thënë “Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet”.