Lajme

Ambasadori gjerman: Është e nevojshme zbatimi sa më i shpejtë i asaj që parashihet në udhërrëfyes

06/21/2022 14:50
nga:Q R

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar lajm të mirë arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Urime palëve dhe veçanërisht të Dërguarit Special, Miroslav Lajçak, për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar zgjidhje kompromisi”, ka shkruar Rohde në Twitter.

“Ajo që është e nevojshme tash është zbatimi sa më i shpejtë i asaj që parashihet në udhërrëfyes”, shtoi ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Kështu ka njoftuar emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.