Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka thënë se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është e drejtë themelore e njeriut.
“Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet.
E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut! Besoj fuqishëm se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira”, shkroi Rohde në llogarinë e tij në Twitter.
Ndonëse ai nuk përmendi ndonjë rast konkret, postimi i tij vjen në kohën kur serbja Dragica Gasic po përpiqet që të kthehet në Gjakovë.
Veprimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e të zhdukurve shqiptarë, sidomos nga nënat gjakovare.
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet serbja Gasic.