Lajme

Ambasadori gjerman dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri

04/26/2022 20:50
nga:Gazeta Blic

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.

“Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, tha ai.

“E dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm mbi Policinë e Kosovës në vetëm pak javë. Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Heshtje për sulmet ndaj policisë në veri